Largohet Kryeministri sirian, SHBA: Regjimi drejt shkatërrimit

Fuqitë perëndimore kanë thënë se dezertimi i Kryeministrit sirian, Riad Hijab, është një shenjë se regjimi i presidentit Bashar Al-Assad po shkatërrohet.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney, tha se dezertimi i Kryeministrit Hijad tregon se regjimi sirian ishte shkatërruar nga brenda tij. Shtëpia e Bardhë tha se tani ishte momenti i opozitës, ndërsa Franca theksoi se regjimi i Assad-it ishte dënuar.

“Nëse ai nuk mund të mbajë kohezionin brenda rrethit të brendshëm reflekton paaftësinë e tij për të ruajtur kontrollin. Momenti është me opozitën dhe popullin sirian”, tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë

“Franca është e bindur se regjimi i Assad-it është dënuar`- theksohej në një deklaratë të qeverisë franceze.Hijab, figura më e lartë e qeverisë siriane që ka dezertuar që nga nisja e protestave 17 muaj më parë, denoncoi të hënën regjimin terrorist të Sirisë dhe tha se i ishte bashkuar revolucionit. Vendodhja e tij është e panjohur edhe pse raportet thonë se ai mund të shkojë në Katar.

Ndërkohë luftimet kanë vazhduar në qytetin e dytë më të madh në vend, Aleppo, ku luftëtarët rebelë i rezistonin një bombardimi me artileri të qeverisë dhe avionëve luftarakë. Në kryeqytetin e vendit, Damask, trupat e mbështetura nga aeroplanët luftarakë dhe helikopterë kanë mbajtur një ofensivë kundër kullave të fundit rebele atje./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button