Basha: Rinia po emigron, nuk kanë punë, zgjidhja e vetme të merren me drogë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shprehur se rinia po ikën nga vendi, pasi kryeministri Rama të vetmen zgjidhje që i ka lënë është ose të merren me drogë, ose të emigrojnë.

Përmes një statusi në Facebook, Basha shkruan se, vendi do marrë fund nëse kjo situatë vazhdon.

“Rinia po emigron masivisht sepse në mungesë të politikave të punësimit, e vetmja zgjidhje që Edi Rama i ka lënë rinisë është ose të merret me drogë, ose të emigrojë.

Nëse kjo vazhdon vendi do të marrë fund! Me të rinjtë e Devollit diskutuam për vështirësitë që të rinjtë kanë për të vazhduar studimet e larta për shkak të rritjes së tarifave dhe prej papunësinë. Detyra e parë e qeverisë së PD do të jetë përgjysmimi i tarifave për arsimin e lartë dhe pagesa e stazheve për të sapodiplomuarit. Do hartojmë ligj të ri në mënyrë që çdo i ri dhe e re shqiptare të ndjekë studimet pavarësisht nga mundësitë ekonomike të familjes. Një vend, rinia e të cilit në shumicë kërkon të largohet, shkon drejt shuarjes por bashkë me vendosmërinë e të rinjve shqiptarë, këtë nuk do e lejojmë!”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button