“Euro-barometër”: Madje 67 për qind e qytetarëve s’i besojnë Qeverisë

Gjashtëdhjetë e shtatë për qind e qytetarëve të anketuar nuk i besojnë Qeverisë (paraprakisht ishte 60 për qind), ndërsa 30 për qind e qytetarëve të Maqedonisë i besojnë Qeverisë (paraprakisht ishte 34 për qind) thuhet në anketën e re të “Euro-barometrit” e cila publikuar më 27 korrik.

Në pyetjen “A keni besim në Parlamentin”, 31 për qind e qytetarëve të anketuar kanë dhënë përgjigje konfirmuese, ndërsa madje 69 për qind kanë dhënë përgjigje negative.

Tridhjetë e pesë për qind e qytetarëve deklaruan se gjatë 12 muajve të ardhshme situata politike dhe ekonomike në vend do të jetë e mirë, ndërsa 41 për qind thanë se do të jetë më keq.

Në pyetjen “A shkon shteti në drejtim të duhur”, madje 49 për qind e të anketuarve deklaruan Jo. Më e rëndësishme, sipas anketës për qytetarët e Maqedonisë është të kenë sigurim social, ndërsa më së shumti i frikëson papunësia. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button