Nesër voton Kaledonia e Re për pavarësi nga Franca

Të dielën, nëpërmes një referendumi, banorët e Kaledonisë së Re do të vendosin nëse do të bëhen plotësisht të pavarur nga Franca e cila qeveris me arkipelagun në Oqeanin Paqësor, që nga shekulli i 19-të.

Referendumi, i cili do të mbahet të dielën, paraqet një pikë kthese në dekolonizimin e arkipelagut dhe do të ndihmojë në përcaktimin e së ardhmes së Kaledonisë së Re, si një shtet i pavarur ose territor përtejoqeanik francez, raporton KTV.

Më shumë se 174.000 votues kanë të drejtë të përgjigjen në pyetjen: “A dëshironi që Kalendonia e Re të fitojë sovranitet të plotë dhe të bëhet e pavarur?”.

Vëzhguesit parashikojnë se shumica do të japin votën për të qëndruar në Francë, bazuar në një sondazh të opinionit publik dhe bazuar në rezultatet e zgjedhjeve të fundit. Kaledonia e Re është një grup ishujsh dhe ka rreth 270 mijë banorë.

Aktualisht, Kaledonia e Re ka autonomi, por mbështetet te Franca për mbrojtjen, zbatimin e ligjit, diplomacinë, drejtësinë dhe arsimin.

Kaledonia e Re çdo vit nga Franca merr rreth 1.3 miliardë euro nga subvencionet shtetërore dhe shumë prej tyre kanë frikë se ekonomia do të dobësohet nëse shpallet pavarësia e plotë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button