Erdoğan dhe Poroshenko takohen në Stamboll
Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në Stamboll sot është takuar me presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko, raporton Anadolu Agency (AA).
Erdoğan dhe Poroshenko u takuan në pallatin Mabeyn në Stamboll. Pasi kameramanëve dhe fotoreporterëve iu lejua të marrin pamjet nga takimi, biseda e dy liderëve vazhdoi pas dyerve të mbyllura.
Pas takimit planifikohet një konferencë e përbashkët për mediat.
Poroshenko sot më herët, në kuadër të vizitës së Turqisë, u takua me Patriarkun ekumenik Bartolomeu I.