Thaçi dhe Daçiç, bartës të dialogut

Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe atij të Serbisë, Ivica Dacic, do t`u bjerë barra kryesore për të udhëhequr dhe përfunduar dialogun politik mes Kosovës dhe Serbisë.

Burime diplomatike i kanë thënë gazetës “Koha Ditore”, se përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Catherine Ashton, në konsultim të ngushtë me sekretaren amerikane të Shtetit, Hillary Clinton, po përgatisin “platformën e normalizimit të marrëdhënieve Kosovë- Serbi”, që do të miratohet nga të dy kryeministrat.

Dialogu do të nisë në tetor të këtij viti dhe, sipas burimeve, të dy udhëheqëset e diplomacisë, evropiane dhe asaj amerikane, janë të interesuara që i gjithë procesi të përfundojë brenda këtij viti.

Madje, sipas burimeve të gazetës, Ashton dhe Clinton do të jenë edhe garantuese të marrëveshjes, si dhe ndërmjetësuese të dialogut të kryeministrave që do të duhej të vendosnin normalitetin mes Kosovës dhe Serbisë pa pasur “nevojë për njohjen formale të pavarësisë së Kosovës nga Serbia”./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button