Kushtojini më shumë vëmendje syve

Ideja më e mirë te përdorimi i “eyeliner”-it është thjeshtësimi i grimit, sepse efekti i tij mjafton, thotë eksperti i grimit, Mathew Niagara.

Kurse ekspertja e grimit e kompanisë MAC, Keri Blair, më së shumti preferon që të përdorë “eyeliner”-in e kaltër të nuancës së neonit. Me anë të këtij preparati ajo arrin pamjen “retro”.

Rregull është që pjesa tjetër e grimit të jetë minimale, me vetëm pak pudër dhe bojë kuq. Zbehni kapakun e syrit me ngjyrë krem apo ngjyrë ari, me qëllim që t’i theksoni më shumë sytë tuaj.

Nëse vendosni të përdorni buzëkuq, apo shkëlqyes buzësh, atëherë ata le të kenë ngjyrë të natyrshme./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button