25.000 persona kanë parë dosjet e “kodoshëve”

Sajti i komisionit për lustrim i then të gjitha rekordet e vizitave. Sipas informatave deri te të cilat erdhi Press 24, më tepër se 25.000 qytetarë deri tani kanë shfletuar dosjet e “kodoshëve” tashmë të publikuar. Nëse kemi parasysh se pothuaj se të gjitha dosjet mund të gjinden  në shumë media, ky numër rritet edhe më shumë.

“Dnevnik” lajmëron edhe se katër familje – viktima të regjimit komunist, pas publikimit të disa pjesëve të dosjeve, nga Komisioni për lustrim kërkuan shqyrtim të plotë të dokumentacionit të cilin e posedojnë që të shohin se kush saktësisht i ka spiunuar dhe çfarë informata ka dhënë për ta./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button