?ërmeti prej 5,3 ballësh tronditi Turqinë

Qendra sizmologjike turke kumtoi se tërmet me intensitet prej 5,3 ballësh sipas shkallës së Rihterit e ka goditur Turqinë juglindore, por sipas autoriteteve turke, thuhet se nuk ka pasur dëme materiale apo të lënduar.

Observatoriumi sizmologjik Kandaili në Stamboll kumtoi se tërmeti ka ndodhur në orën 23:37 sipas kohës lokale mbrëmë në afërsi të qytetit Uludere, në qarkun Simak, në kufirin me Irakun.

Sipas informatave, tërmeti është ndjerë edhe në rajonet fqinje./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button