SHBA, sulm terrorist në një tempull sikh, 7 viktima

Në një tempull sikh në Oak Creek të Uinskonsin (Shtetet e Bashkuara të Amerikës) shtatë persona kanë vdekur pas disa të shtënave.

Sipas BBC, agjentët e policisë kanë vrarë një person të armatosur, por mendohet se të tjerë persona të armatosur janë brenda tempullit.

Një polic është plagosur, por nuk ka rrezik për jetën. Mediave u është kërkuar të qëndrojnë sa më larg tempullit dhe të mos filmojnë nga lart në mënyrë që të mos pengojnë aksionet e agjentëve.

Policia ka bërë të ditur se 4 persona kanë vdekur brenda tempullit, ndërsa 3 të tjerë, përfshirë personin me armë, jashtë tij.

Oak Creek është një qytezë prej 30 mijë banorësh në juglindje të shtetit Uiskonsin.

Lajme të ngjashme

Back to top button