Bexheti mblodhi hoxhallarët dhe priftërinjtë në iftar

Vazhdon tradita e organizimit të iftareve nga personat publik. Mbrëmë kryetari i Komunës së Tetovës Sadi Bexheti organizoi një darkë iftari të përbashkët për pjesëtarët e konfesionit Islam, Kishës ortodokse dhe bashkësisë së bektashinjve.

Në të morën pjesë dhe pjesëtarë të partive politike, institucioneve publike, pjesëtarë të OJQ dhe të tjerë. 

“Kam dëshirë që si kryetar komune të mbështes një tryezë të tillë të përbashkët në të cilin të gjithë janë të mirëseardhur. Kështu do të mund të ulemi në tryezë dhe gjatë iftarit të bisedojmë për problemet tona. Kam dëshirë që përmes këtij takimi të zhvillohet toleranca mes banorëve të Tetovës dhe kam dëshirë që ky organizimi të shndërrohet në tradicional” ka thënë Bexheti.

Shtrohet pyetja sa ka organizuar Komuna e Tetovës darka të tilla për familjet skamnore?

Njëkohësisht ju rikujtojmë dhe iftarin luksoz  ku ishte prezent kreu qeveritar.  /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button