Edhe tre shqiptarë të tjerë në listën e “kodoshëve”

Lista e Komisionit të lustrimit është e kompletuar më të gjithë të personat për të cilët ato kanë bërë verifikimin e fakteve. 

Përpos katër emrave të parë të shqiptarëve, në këtë listë gjenden edhe emrat e gazetarëve Mustafa Spahiu dhe Hisen Shaqiri, si dhe emri i Rexhep Zllatkut. Dosjet e tyre nuk janë publikuar, këto u shpallën kodosh që nga miratimi i ligjit të parë për lustrim.

Ndërkaq në listë janë shtuar edhe emrat e maqedonasve: Trendafil Ivanovski ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese, Gjorgji Prcullovski ish-kryetar i Komunës së Berovës, Milenko Gaber ish-drejtor i Fondit për Sigurim Shëndetësor në Berovë, Branko Temov ish-anëtar i Këshillit Drejtues, Mihail Andreev ish-drejtor, Petar Cellakoski ish-drejtor i Shtëpisë së Kulturës në Manastir,Kiro Dojçinovski ish-deputet dhe Kiro Leonid ish-drejtor.

KL njofton se sa të mbarojnë me lustrimin e  ish-funksionarëve do të nisin me ato aktual, ndërkaq mësohet se do të angazhojnë dhe vullnetarë për të lustruar kandidatët për kryetarët të komunave për zgjedhjet e marsit 2013. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button