Akuzat nga Prokuroria, Saimir Tahiri paralajmëron konferencë për media

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, do të dalë nesër në një konferencë për shtyp.

Mesohet se onferenca për shtyp e Saimir Tahirit vjen pas një letre të marrë nga Italia për përgjimet, ku mësohet se do të kërkojë pafajësinë, transmeton Standard.

Të njëjtat burime thanë se kanë nisur që sot përgatitjet në sallën e konferencave në hotel “Rogner” nga stafi i ish-ministrit të Brendshëm, ndërsa konferenca pritet të mbahet nesër rreth orës 10:30.

Kujtojmë se ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, la mandatin e deputetit, pasi emri i tij rezultoi në përgjimet e bandës së narkotrafikut “Habilaj”, të cilit rezultonin të ishin kushërinj të tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button