Qytetarët ngrisin zërin, protestë kundër shtrenjtimit të rrymës

Bojkot masiv të faturave për energji elektrike, rebelim para qeverisë, protesta të përditshme deri sa autoritetet nuk e tërheqin vendimin për rritjen e çmimit për energji elektrike dhe heqjen e tarifës së lirë nga ora 13 deri 16, thërrasin qytetarët e revoltuar pas shokut të fundit nga Komisioni rregullator.

Në mungesë të përkrahjes zyrtare nga organizatat joqeveritare, qytetarët po vetorganizohen në rrjetet sociale, kritikojnë, propozojnë zgjidhje si të mbijetohet kriza e cila vjen pas shtrenjtimit, thirrin autoritetet të kthejnë çmimoren e vjetër.

Grupi po organizohet nëpërmjet një eventi në Facebook, të hapur nga Zeitgeist Movement Macedonia. Iniciatorët e eventit thërrasin të interesuarit që nesër, e hënë, të takohen para “Intro Caffe” përballë qendrës tregtare Ramstore në Shkup dhe të Mirren vesh për organizimin e protestave./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button