2.000 punësime të reja nëpër komuna

Javën e ardhshme fillon procesi i punësimit të 2.000 personave të cilët do të angazhohen në kryerjen e punëve publike në periudhë prej gjashtë muajve.

Këtë vendim e mori Qeveria në bashkëpunim me komunat.

Për këtë qëllim Qeveria siguroi një milionë euro, ndërsa pagesa do të bëhet përmes komunës e cila ka angazhuar punonjësit, informoi në pres-konferencën  e sotme zëdhënësi i Qeverisë, Aleksandar Gjorgjiev.

Ai potencon se për angazhuarit shtesë të rreth 2.000 personave, komunat në bashkëpunim me Qeverinë ndajnë edhe një milionë euro.

“Personat gjatë angazhimit do të marrin kompensim financiar prej 7.600 denarë në muaj në të cilat përfshihet edhe sigurimi në rast të fatkeqësisë gjatë punës dhe sëmundjes profesionale. Personat e mbajnë edhe të drejtën e sigurimit shëndetësor, theksoi Gjorgjiev. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button