Luftime në jug të Damaskut

Trupat pro-qeveritare të mbështetur nga tanket sulmuan zonat në jug të Damaskut. 

Dëshmitarë dhe aktivistë në lagjen Tadamon thanë se ushtarët me dhjetëra tanke dhe autoblinda sulmuan, përgjatë dy ditëve atë që është cilësuar si “fortesa e kryengritësve”. 

Të enjten të pakten 15 persona u vranë në një kamp refugjatësh palestinezë në Jarmuk. HAMAS-i, që drejton Rripin e Gazës- e përshkroi sulmin si një krim të rëndë. Qeveria siriane dhe kryengritësit lëshojnë akuza të ndërsjellta. 

Bombardimet vazhdojnë edhe në kryeqëndrën tregtare të vendit, Alepin i përfshirë në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.
Ushtria e Lirë Siriane deklaroi se ka marrë 50 % të qytetit, me më shumë se dy milionë banorë. Ky pretendim nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur. 

Shefi i misionit paqeruajtës të OKB-së, Herve Ladsus i tha Këshillit të Sigurimit se vëzhguesit në Alep po shohin “grumbullimin të armatimeve të rënda” cka bën të besohet se beteja e madhe do të nisë së shpejti.

Toebah Knafane, luftëtarja që foli për BBC-në tha: “Nëse kryengritësit marrin qytetin atëherë i gjithë veriu do të hapet për opozitën”. Luftëtarët janë stërvitur si në Siri dhe Turqi.

Në një zhvillim tjetër, ministria ruse e Mbrojtjes mohoi që tre anije me qindra marinarë do të ndalojnë në portin Tartus në Siri. 

Prej nisjes së kryengritjes marsin e vitit të kaluar, sipas aktivistëve të paktën 20 mijë persona, kryesisht civilë janë vrarë. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button