Kur flet drejtë!!!

Endem,hutohem,mundohem për hir të së vërtetës. Luftoj këtë kohë me gënjeshtrat që na shfaqen në çdo kënd. Po,njerëz hipokrit kudo! Njerëzit nuk shprehin të vërtetën e as shteti e as…po vallë bota a thua është e vërtetë?!

Pyes veten ku të kërkoj të vërtetën?Atë që e shohim,që e hasim çdo ditë në këtë luftë të ekzistencës nuk i injorojmë por iu besojmë…Gënjejmë veten se një  ditë  do të bëhet mirë?Kur?Deri kur do vazhdojmë  kështu?Sa e sa pyetje më  lindin në mëndje  e kurrë nuk munda të gjej përgjigje. Mundohen t’i përballojnë,t’i gëlltisin të gjitha të pavërtetat por për këtë e dinë që është  mënyra më e thjeshtë e reagimit. Duhet forcë e ndryshimit po padyshim s’ka dhe motivim.

Shpreh protestë,revolt çdo ditë të them të vërtetën po nuk e di ndoshta njerëzit janë  ose shtiren të  shurdhër  më  mirë u konvenon të dëgjojnë një  gënjeshtër  të bukur se sa një  të vërtetë  të  hidhur. 

Kalojnë ditët boshe,javët e muajt,ndoshta edhe vitet por përsëri asnjë ndryshim. Ngelemi të ngecur në gënjeshtrën më të madhe se çdokush ka fatin e vet. Jo, te ne është ndryshe, tjerët të caktojnë fatin, caktojnë atë që duhet të thuhet e jo atë se çfarë e dëshiron  ‘’Ti ‘’vetë në jetë. Gabim  është  të  flasësh atë që  mendon,sepse  ka më  të  ‘mençur’  të të mësojnë  se ç’është  e drejtë  t’a thuash dhe në  ç’vënd  t’a thuash!

Ku është liria e mendimit,e të folurit ?Ku është  liria e të shprehurit e të  vërtetës?Jo e Jo!Budalla je sot nëse tregon,vepron e flet drejt. Budalla quhesh nëse nuk e zbukuron fjalinë që njerëzit  të kënaqen  në  të pavërtetat. Do vazhdoj të  kërkoj të  vërtetën e t’a shpreh atë që mendoj se është  e DREJTË!

Lajme të ngjashme

Back to top button