Deputetët shqiptar në Mal të Zi kërkojnë Tuzin të pavarur

Partitë shqiptare në Kuvendin e Malit të Zi sot dorëzuan në procedurë kuvendore iniciativën që Tuzi të merr status të komunës së pavarur, në vend të statusit të tanishëm, i cili këtë komunë e numëron në përbërjen e qytetit të Podgoricës.

Deputeti i Forcës, Genci Nimanbegu deklaroi se edhe më herët nga kryeministri Igor Lukshiq ka marrë premtime se Qeveria e Malit të Zi mendon se Tuzi ka të gjitha kapacitetet të bëhet komunë e pavarur, por se duhet të respektohen procedurat ligjore.

Nimanbegu hodhi poshtë të gjitha paragjykimet se iniciativa që Tuzi të merr statusin e komunës së pavarur paraqet Pazar politik me qeverinë në pritje të zgjedhjeve parlamentare qe do të mbahen më 14 tetor./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button