Zekolli: Investimet ruse në vend, BDI të sqarohet, opozita të mos flejë

Mos përmendja e investimit rus të “Syntez group” në ndërmarrjen “Toplifikacija” në Shkup nga Bashkimi Demokratik për Integrim në takimin e Sekretariatit të tyre ekonomik ka shkaktuar reaksionin e ish diplomatit, Arsim Zekolli. Ai shfaqet i revoltuar gjithashtu nga heshtja e opozitës dhe e medieve për këtë, sepse bëhet fjalë për figurë kontroverse ruse.

“Ajo që bie në sy është mos-përmendja e një investimi interesant që ka ndodhur në Shkup në kohën e bashkë-sundimit të BDI-së në Qeveri, investim ky dhe për të cilin nuk flitet fare, as nga mediet, as nga partia Shqiptare në pushtet, por as nga opozita Shqiptare e cila preferon të kthehet në qeveri përmes vajtimeve migjeniane dhe përshkrimeve të filmave Hollywood. Pozitë o opozitë – përtacia është fenomen endemik, totem idolatrik rreth të cilit sillen vërdallë politikanet Shqiptarë” thotë Zekolli.

Si që bën të ditur javorja maqedonase Fokus (Nr. 887, 29 Qershor 2012, faqe 26 – 29, “Kakva misterija krie vlezot na Ruskiot oligarhiski kapital vo Skopska toplifikacija), revista Kapital si dhe linku në gjuhën angleze investimi nga oligarku rus është kryer. Në  link thuhet se z.Lebedev tani më ka ndërtuar qendër energjetike prej 223megavate në Shkup dhe tani ka ndërmend të ndërton një të ngjashme në Bulgari”

Po kush është Lebedev?

Ndërmarrja Syntez group është në pronësi te Leonid Lebedev, një figure më se kontroverse e polit-biznesit Rus, mes te tjerave i akuzuar për shitje ilegale të armëve gjatë luftërave ne ish-Jugoslavi, për forcat Serbe në Bosnje. Ky është një link i shkrimit origjinal për Lebedev nga The Guardian. 

Zekolli hap shumë pyetje duke nisur nga ajo se pse BDI hesht për këtë investim ndërsa si sqarohet i njëjti duke pasur parasysh politikën e BDI e cila thotë se është pro-perëndimore.

“Kanë qenë në dijeni ministrat shqiptarë për këtë investim dhe pse janë pajtuar me të? Është bërë kjo nga padituria, frika apo në pyetje janë interesa personale dhe profiteriste? Si te kuptohet që deri sa përfaqësuesit shqiptar të BDI hedhin ide të zbrazëta për Benelukse, në botën reale ne tani më gjendemi të lidhur ngushtë me sferën e energjetikes Ruse, pasojat e së cilës tani më do i ndjen edhe qytetar i rëndomtë me llogaritë e para për ngrohje?” shtron pyetjen Zekolli  duke theksuar se takimi i fundit i këshillit ekonomik të BDI është një oksimoron i radhës, nëse kemi parasysh gjendjen ekonomike dhe sociale të Shqiptarëve. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button