(UPDATE) Ja emrat e katër “kodoshëve” shqiptar

Më në fund rregullohet linku dhe publikohen të gjithë emrat e kodoshëve. Katër emrat shqiptar janë Sefedin Haruni, Shaban Shehu, Mahi Nesimi dhe Faredin Miftari.

Ndërkaq, ato maqedonas janë: Sllobodan Ugrinovski, Vangel Gagaçev, Nikollçe Babovski, Vlladimir Millçin, Jordanço Çevrevski, Zoran Jovanovski dhe Kosta Ballabanov.

********************************************************************************

Misteri kaploi Komisioni për lustrim sot i cili nisi të publikojë dosjet e ish pjesëtarve të shërbimeve sekrete, gjegjësisht UDB-së. KL fillimisht publikoi dy dosjet e Sllobodan Ugrinovskit dhe Sejfedin Harunit të cilat ende mund të gjenden në këtë link: Dosje dhe më pas një kohë të gjatë nuk nxorri të dhëna. Pas ndërprerjes disa orëshe, kanë dalë emrat e Vangel Gagaçev dhe Nikollçe Babovski, publikimi vijon..

Linku është tërhequr krejtësisht nga faqja e pare e ueb faqes së Komisionit por Portalb ua siguron atë në linkun Dosje .

Kryetari i KL, Tome Axhiev për Portalb tha se bëhet fjalë për problem teknik dhe asgjë më shumë, emrat do vazhdojnë të publikohen.

“Pa merak do të del linku së shpejti, është gabim teknik” tha Axhiev.

Ndërpritja e procesit mund të jetë si rezultat i vizitës së diplomatëve amerikanë të ambasadës së SHBA-ve në Shkup antarëve të KL

Çështja e shpalljes së këtyre personave si “kodoshë” është shumë kontroverse, Gjykata Kushtetuese i rrëzoi disa dispozita ligjore të Ligjit për lustrim sepse ishin kundër Kushtetutës me të dhe shpalljen e disa personave si “kodoshë”. Më pas u miratua Ligj i ri dhe serish u shpallën “kodoshë” personat e njëjtë,  mospajtime ka dhe brenda në Komision sepse Disa anëtarë të KL mendojnë se publikimi i emrave shkel prezumpcionin e pafajësisë .

Mbetet të shohim se çfarë do të bëhet më tej, a do të publikohen deri në mesnatë gjitha emrat që thoshte Axhiev dhe më pas të bëjnë publik dhe linkun ne faqen e parë të Komisionit?

***************************************

Komisioni për lustrim (KL) filloi me publikimin e emrave që ata i shpallën bashkëpuntorë të ish shërbimeve sekrete, por linku pas disa minutave është tërhequr nga web sajti.

Në këtë link të komisiont që ende mund të hapet (sepse Interneti ende mban mend të dhënat edhe kur fshihen) është emri i parë i bashkëpunëtorit të shërbimeve sekrete.

Kryetari i KL Tome Axhiev për Portalb tha se bëhet fjalë për problem teknik dhe asgjë më shumë. 

“Pa merak do të del linku së shpejti, është gabim teknik” tha Axhiev.

Presim të shohim se çfarë ndodh me këtë komision?

I pari ishte emri i Sllobodan Ugrinovskit, kryetar i partisë Forcat e majta të Titos, publike u bë vendimi për spiun dhe dokumentat që dëshmojnë lidhjet me ish shërbimet sekrete.

Disa anëtarë të KL mendojnë se publikimi i emrave shkel prezumpcionin e pafajësisë./portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button