Kukan: Beneluksi i pamundur për shkak të frikës nga Shqipëria e Madhe

Druajtjet e fqinjëve për Shqipërinë e Madhe si dhe ballafaqimi i shteteve me çështjen e statusit të Kosovës e bëjnë të pamundur idenë e Beneluksit Ballkanik. Kështu është shprehur eurodeputeti slloven, Eduard Kukan duke e vlerësuar në këtë mënyrë të pamundur realizimin e idesë për Beneluksin Ballkanik e cila u përkrah nga ministri ynë i ekonomisë Valon Saraçini.

Ide kjo e rëndësishme për intenzivimin e bashkëpunimit rajonal, sidomos në aspektin ekonomik, duke krijuar një treg prej rreth 8 milionë banorë duke përfshirë shtetet fqinje si Kosova, Shiqpëria, Maqedonia dhe Mali i Zi.

“Nëse flasim për formimin e një strukture formale ose organizatë unë jam skeptik se mund të ndodhë. Një e tillë ide do të shkaktojë gjithmonë kujdes dhe druajtje nga shtetet fqinjë për formimin e Shqipërisë së Madhe. Kjo është gjithmonë temë e ndjeshme. Sepse, sot në Parlamentin e Kosovës Lëvizja ‘Vetëvendosje’ flet hapur për idenë e Shqipërisë së Madhe”, ka thënë Kukan.

Sipas tij, Parlamenti Evropian do të përshëndeste çdo nismë për bashkëpunim të ngushtë mes shteteve të rajonit, por kjo nuk do thotë se e pranon projektin e Beneluksit ballkanik.

Ideja e Eurobserver për “Beneluks ballkanik” ditëve të fundit filloi të përfolet edhe në nivel të funksionarëve të lartë shtetëror e partiak. Ideja u prit si një “version i Shqipërisë Etnike”, nga ana e mediave dhe opinionit maqedonas dhe u refuzua dhe nga funksionarët maqedonas./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button