Koxias në Twitter: Dorëheqja është një akt përgjegjësie
Ish shefi i dipmoacisë greke Nikos Koxias në profilin e tij në Twitter i ka hedhur poshtë zërat që shkruajnë lidhur me prapavijën e dorëheqjes së tij duke i quajtur gënjeshtra dhe shpifje të porositura.
“Me gënjeshtra dhe shpifje e rrisin reputacionin dhe dinjitetin tim. Ofruesit të korruptuar “pistoletë e sistemit” e nxisin nderin dhe dinjitetin e atyre që kundërshtojnë. Kështu e godasin funksionin e demokracisë. Dorëheqja është një akt përgjegjësie”, shkruan Nikos Koxias në profilin e tij zyrtarë në Twitter.
Με λάσπη, ψέματα, συκοφαντίες, υπονομεύουν την τιμή, υπόληψη και αξιοπρέπεια μου. Εκβιαστές, διεφθαρμένοι, μπιστολια του συστήματος υπονομεύουν την αξιοπρεπεια και την τιμη οποιου τους αντιστεκεται. Έτσι κτυπανε και τη λειτουργια τηςδημοκρατίας. Η παραιτηση ειναι πράξη ευθύνης
— Nikos Kotzias (@NikosKotzias) October 21, 2018
Ish ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Koxias, i cili është lider i lëvizjes për ide dhe aktivitete “Prato”, sonte do të mbaj fjalim në Iraklino të Greqisë. Ngjarja është organizuar nga lëvizja e tij, kurse ai do të mbajë fjalim në temën “Greqia në botën që po ndryshohet”.