MPB, bilanc për ‘Detonatorin’

Gati 4 muaj që nga nisja e operacionit ‘Detonator’, policia bëri sot bilancin e tij. 934 aparate pokeri, 18 tavolina ruleti elektronik dhe një tavolinë për ‘Black Jack’ janë sekuestruar gjatë aksionit policor i shtrirë në shumë rajone të vendit. Sipas të dhënave konkrete nga MPB, 6 lokale lojërash fati u mbyllën në Koçani, 5 në rajonin e Strugës, 5 në Gostivar, 4 në Makedonska Kamenicë, 2 objekte lojërash fati u mbyllën në Dellçevë, 3 në Tetovë, 2 në Kumanovë dhe nga 1 objekt në Kriva Pallankë dhe Kratovë.

“Gjatë bastisjes së këtyre objekteve nga ana e policisë, në kuadër të aksionit ‘Detonator’ është vërtetuar parregullsi në punë. Nga ana jonë janë ngritur tek prokuroritë përgjegjëse, gjithsej 16 padi penale kundër 19 personave fizikë nën dyshimin se kanë kryer vepër penale ‘vënien në treg të lojërave të fatit pa licencë nga organet kompetente’ sipas nenit 156 të Ligjit për Lojëra Fati. Gjithashtu nga MPB-ja janë paditur edhe 8 persona juridik për veprën penale ‘vënie në treg të lojërave të fatit pa licencë’ duke e shkelur nenin 28 të të njëjtin ligj, në pjesën e ‘shmangies së tatimit’”.

Pas dokumentimit të këtyre rasteve, MPB informon se autorët e krimit kanë dëmtuar buxhetin e shtetit me thuajse 10 milion euro. 

Lajme të ngjashme

Back to top button