SHBA: Gjenden eshtrat e më shumë se 60 foshnjave në një shtëpi
Autoritetet amerikane kanë bërë të ditur se eshtrat e më shumë se 60 foshnjave janë gjetur në një shtëpi në Detroit.
Ky incident erdhi një javë pasi trupat e 11 foshnjave të tjera u gjetën të fshehura në një tavan të shtëpisë në Michigan, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.
Shefi i policisë të Detroit-it, James Craig, ka thënë se hetuesit ende nuk kanë mundur të gjejnë një lidhje midis këtyre dy rasteve.
Mirëpo ai ka shtuar se hetuesit janë duke punuar në formimin e një task force për të hetuar rastin.
“Kjo është thellësisht shqetësuese. Unë kurrë nuk kam parë ndonjë gjë të tillë gjatë 41 viteve në detyrë”, ka thënë Craig.