Pakistan, i ati e varros foshnjën e gjallë

Policia e Pakistanit ka arrestuar një burrë nën akuzën se e ka varrosur të gjallë vajzën e tij të porsalindur, sepse ajo kishte lindur me deformime fizike. Ky rast shokues pasqyron paragjykimet ndonjëherë ekstreme ndaj fëmijëve në Pakistan, sidomos ndaj vajzave të cilat lindin me ndonjë deformim fizik. Vajzat e tilla shihen si turp i familjes, veçmas në zonat rurale dhe të varfra të këtij vendi, ku ato shihen si diçka që i sjell dëm familjes.

Mohamed Nvar, zyrtar policor në qytetin Kanevak në provincën lindore Penxhab, ka thënë se foshnja ka lindur të enjten në spitalin e qytetit të afërt Kacha Koh.

“Pasi e ka parë vajzën e tij, i ati i ka thënë familjes së tij se foshnja lindi e vdekur dhe organizoi varrimin e saj”, citohet të ketë thënë shefi i policisë lokale Shamsad Khalid. 

Ai ka thënë se gjatë ritualit të varrimit foshnja ka filluar të qajë, kurse kleriku fetar i ka thënë të atit ta dërgojë foshnjën në spital. Por, në vend se ta dërgojë në spital, ia ti i vajzës, i identifikuar si Chand Kan, e ka varrosur atë të gjallë. 

Banorët lokalë i kanë lajmëruar autoritetet pasi e kanë parë se si i ati e ka dërguar vajzën në varreza, kurse më pastaj policia ka shkuar në shtëpinë e tij dhe e ka arrestuar për shkak të vrasjes. 

Policia ka njoftuar se do të zhvarros trupin e foshnjës dhe do ta dërgojë në obduksion.

“Khan, i cili ka katër fëmijë, nuk e ka informuar bashkëshorten e tij për planin që ta heq qafe foshnjën”, tha shefi i policisë, duke bërë të ditur se e ëma e vajzës ende ishte në spital kur u varros foshnja. 

Muhamed Faruk, mjek në spitalin e qytetit Kacha Koh, ka deklaruar se vajza ka lindur e shëndoshë, por e ka pasur kokën të madhe jashtë përmasave normale dhe disa vija “jo normale” në fytyrë. 

“Ai burë mu ka afruar me kërkesën që të bëj diçka për ta hequr qafe foshnjën e tij, por unë kam refuzuar. Askush nuk ka të drejtë të vras dikë për shkak të ndonjë deformimi fizik”, ka thënë Faruk, transmeton “Dnevni avaz”. 

I ati i foshnjës mund të dënohet me vdekje nëse vërtetohet se ai e ka varrosur të gjallë të bijën e porsalindur.

Tashmë dihet se në Pakistan ka raste kur prindërit vrasin fëmijët e tyre për shkak të varfërisë dhe pamundësisë që të përkujdesen për rritjen e tyre. 

Lajme të ngjashme

Back to top button