Shuhen zjarret në Tetovë e Dibër

Zjarret që ishin aktive gjatë ditës së djeshme në Tetovë, Dibër dhe Dellçevë prej mbrëmë janë lokalizuar, informon Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Në kumtesë ceket se sot në mëngjes, zjarri në Dellçevë, për shkak të erës është riaktivizuar. Në terren ka 40 zjarrfikës, dhe atë nga popullata lokale, nga Njësia territoriale zjarrfikëse, Pyjet e Maqedonisë dhe nga Ndërmarrja komunale “Bregallnica” të cilët po e mbajnë zjarrin nën kontroll.

Deri më tani është kërkuar ndihmë nga kryetari i komunës së Dellçevës për kyçjen e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Lajme të ngjashme

Back to top button