DMSH, lokalizohen zjarret në tre qytete

Zjarret të cilat ishin aktive gjatë ditës së djeshme në Tetovë, Resnjë dhe Berovë, sot janë lokalizuar, kumtoi sot Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim.

Drejtoria mori pjesë me dy aeroplanë AIR Traktor me 22 fluturime në shuarjne  e zjarrit në komunën Zhelinë të Tetovës.

“Deri më tani nuk kemi të dhëna të sakta për sipërfaqen e djegur dhe dëmin material, por për të njejtat plotësisht do të ketë informatë. Në shuarjen e zjarreve të lartëpërmendura morën pjesë edhe Njësitë territoriale zjarrfikëse, me automjete zjarrfikëse dhe zjarrfikës, si dhe të punësuarit e Ndërmarrjes pyllore dhe qytetarë nga popullata lokale”, informojnë nga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim./Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button