Gënjeshtrat dhe manipulimet e ministrit NB, nuk kanë fund

Nevzat Bejta, vazhdon të jetë përfaqësues i një strukture politike që në vazhdimësi manipulon opinionin publik me informata të rrejshme duke pretenduar të përvetësojë merita që u takojnë të tjerëve. Në pres konferencën e organizuar më datë 13.07. 2012 në lidhje me kredinë e miratuar nga Banka Botërore për komunën e Gostivarit, në vlerë prej 1 milion euro, ministri i pushtetit lokal Nevzat Bejta në tërësi dezinformoi opinionin publik. 

Miratimi i kredisë në fjalë është rezultat i një procesi të vështirë dyvjeçar të udhëhequr nga kryetari i komunës dhe kryetar i Rilindjes Demokratike Kombëtare, z.Rufi Osmani, në funksion të shëndetësimit të buxhetit të komunës dhe plotësimit të kritereve shumë të vështira të aplikuara nga Banka Botërore dhe të verifikuara me Rejtingun Kreditor të përcaktuar nga Agjencia kreditore me famë botërore “Moody’”s.

Pas verifikimit të performancës fiskale dhe financiare të komunës së Gostivarit, Qeveria e RM më 24.08.2010 në kohën kur Bejta nuk ka qenë ministër ose funksionar qeveritar, nga mbledhja  e mbajtur  me numër  51-4549/1 në pikën 24, jep mendim pozitiv për kreditim të Komunës së Gostivarit nga Projekti për përmirësimin e shërbimeve komunale (MSIP) nga Kredia e Bankës Botërore. 

Pasi që Qeveria jep mendim pozitiv, obligon Ministrinë e financave dhe Komunën e Gostivarit të nënshkruajnë Kontratë për huazim nga MSIP kredia. 

I gjithë komunikimi i komunës së Gostivarit është realizuar me Bankën Botërore më saktë  MSIP – Municipal Services improvement Project, me drejtoreshën me seli në Shkup. Në këtë proces të argumentimit dhe përpunimit të projekteve, analizave fiskale, studimeve të fizbilitetit, vendimi final miratohet në selinë e BB në Uashington, ndërsa MVL dhe ministri në fjalë, nuk ka pasur kurrfarë kontributi dhe njohurie për këtë kredi.

Duke mos pasur informacion të saktë për kreditin në fjalë, Bejta në pres konferencën ka dezinformuar opinionin publik duke bërë së paku  tre gabime të rënda:

Së pari: nga kredia e miratuar do të investohen 500 mijë euro për pajimet në ndërmarrjen publike komunale, e jo 400 mije euro siç dezinformon ministri në fjalë nga mosdija.

Së dyti: nga kredia në fjalë do të investohen 347.282 euro për ndërtimin e rrjetit të ri të ndriçimit publik dhe të zëvendësimit të llambave ekzistuese me llamba led, e jo 500 mijë euro siç pretendon ministri i keqinformuar.

Dhe së treti: dallimi i mbetur nga dy pozicionet paraprake nga një milion euro, gjegjësisht  shuma prej 141,717.73 euro  është planifikuar të realizohet për zgjerimin e rrjetit të ujësjellësit në fshatin Debresh dhe jo shuma prej  100 mijë euro për ndërtimin e basenit në fshatin në fjalë, siç thotë ministri.

Në rastin e basenit të ujit në fshatin Debresh arrin kulminacioni i mosdijes së ministrit NB, sepse ishte pikërisht Komuna e Gostivarit ajo e cila nga buxheti i saj në vitin 2011, investoi 200 mijë euro dhe së bashku me kontributin e kurbetçinjve të Zvicrës në vlere prej 50 mijë euro, zgjidhi definitivisht problemin me ujin për pije në këtë vendbanim me afërsisht 10 mijë banor, fakt të cilin ministri ne fjale nuk e ka të ditur.

Argumentet e mësipërme bindshëm argumentojnë të vërtetën e vetme se merita ekskluzive për kredinë afatgjate të miratuar për komunën e Gostivarit në vlerë prej 1 milion euro nga Banka Botërore, i takon menaxhmetit komunal të udhëhequr nga kryetari më reformator në nivel të Ballkanit Perëndimor, z. Rufi Osmani.

Për rrjedhën e këtij procesi shumë të ndërlikuar dhe për punën shumë serioze dhe profesionale të bërë nga Komuna e Gostivarit, me në krye Zyrën e projekteve, të udhëhequr nga z.Faton Jahja, ju  rekomandojmë të kontaktoni përfaqësuesit e Bankës Botërore në Shkup që të kuptoni mjerimin e një funksionari manipulant dhe gënjeshtar të sojit të personit NB. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button