Fillon ndërtimi i rrokaqiejve në komunën e Aerodromit

Të hënën fillon ndërtimi i rrokaqiejve që në Shkup do t’i ndërtojë kompania turke “Xhevahir holding”, investim prej 100 milionë euro. Këtë e konfirmoi sot kryeministri Nikolla Gruevski.

Sipas projektit, do të ndërtohen katër ndërtesa shumëkatëshe me 42 katë dhe një objekt i cilli do të jetë qendër tregtare dhe afariste, ndërsa në kompleksin banesor do të jetojnë 5.000 njerëz.

“Ky është investim për të cilin një kohë të gjatë kemi punuar, një periudhë të gjatë kishim kontakte, por pas prezantimit të kryer nga ana jonë për kushtet e udhëheqjes së biznesit, tatimet e ulëta, mundësitë për blerjen e truallit ndërtimor me çmim shumë të ulët, procedurat e zvogëluara burokratike nga ana e Qeverisë për marrjen e lejeve ndërtimore, si dhe angazhimi dhe përkushtimi ynë i përgjithshëm, pronari i kompanisë mori vendim final që të investojë”, deklaroi Gruevski. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button