Fitnes për ushtarët e kazermës në Tetovë

“Përmirësimi i kapaciteteve dhe kushteve për punë do të kontribuojnë në përforcimin e kondicionit fizik të pjesëtarëve të Armatës së Maqedonisë, e cila është dhe  do të vazhdojë të jetë në përputhshmëri me  standardet më të larta të NATO-s”, theksoi ministri i Mbrojtjes, Fatmir Besimi në pranimin e sotëm të donacionit nga Mbretëria e Holandës – sallë për fitnes në kazermën e Tetovës.

Me këtë rast, para të pranishmëve, mes të cilëve edhe kryeshefi i Shtabit gjeneral të ARM-së, gjenerali Goranço Koteski, sekretari shtetëror i Ministrisë së mbrojtjes, Petar Esmerov, Komandanti i komandës së përbashkët operacionale, gjenerali i brigadës Metodija Veliçkovski dhe komandanti i brigadës së parë, koloneli Stojan Dimçov. Fjalim mbajti edhe atasheu ushtarak i Mbretërisë së Holandës, koloneli Ton Kudam. 

“Ky projekt është një shembull i shkëlqyeshëm për mënyrën e realizimit dhe zhvillimin e bashkëpunimit bilateral mes dy shteteve, një mënyrë e cila duhet të vazhdojë edhe në të ardhmen”, theksoi koloneli Kudam.

Ky donacion i cili ka vlerë prej 17.000 euro i përfshin tërë pajisjet e nevojshme për funksionimin e sallës së fitnesit, si dhe disa punimeve infrastrukturore shtesë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button