Ali Ahmeti nuk kandidohet në Kërçovë

Bashkimi Demokratik për Integrim ka hedhur poshtë informatat që qarkullojë nëpër medie se lideri i BDI-së, Ali Ahmeti do të jetë kandidati i partisë së tij në garën e zgjedhjeve lokale të 2013 në komunën e Kërçovës. 

“Informatat e tilla janë krejtësisht të pavërteta. Ali Ahmeti nuk do të kandidohet për kryetar komune në Kërçovë. Ne ende nuk kemi vendosur se kush do të jenë kandidatët që do të garojnë në zgjedhjet e ardhshme lokale” tha në një konferencë për medie sot, shefi i kabinetit të Ahmetit. Artan Grubi.

Ai theksoi se partia e tij do të nxjerr kuadro më të mirë për kandidat dhe se BDI pretendon të fitojë të gjitha komunat ku ka shumicë të banuar me shqiptarë.

Ndryshe, portalet maqedonase disa ditë shkruajnë se Ali Ahmeti me mbështetjen e partisë së koalicionit VMRO-DPMNE do të del si kandidat për kryetar në komunën e Kërçovës.

Lajme të ngjashme

Back to top button