Sulejman efendi Rexhepi: Qeveria diskriminon myslimanët

BFI në vazhdimësi ka qenë e diskriminuar, janë dëmtuar dhe përdhosur bile-bile edhe nëpërkëmbur xhamitë dhe prona e myslimanëve, kështu kreu i BFi-së, haxhi Sulejman efendi Rexhepi  ia ka transmetuar gjendjen e myslimanëve në Maqedoni, përfaqësuesit të shtetit italian në vend Fabio Kristiani.

Neve na vjen keq, ka shtuar Sulejmani,  që këtë e ushtron politika aktuale por duhet ta dinë se çdo padrejtësi që ushtrohet ka fund dhe se e njëjta mund t’u kthehet si boomerang”, ka thënë Sulejmani.

“Politika aktuale që po ushtrohet nga kjo Qeveri është në dëm të këtij shteti dhe se pakënaqësitë mund të shfaqen edhe më tepër nga qytetarët e këtij vendi. Mbi të gjitha janë shqetësuese edhe veprimet e kreut qeveritar dhe ministrave të tij, të cilët nuk janë duke hartuar siç duhet të ardhmen e këtij shteti”, citohet të ketë thënë kreu i BFI-së.

Ambasadori Italian Kristiani është interesuar edhe për fatin e xhamisë së Burmalisë dhe ka kërkuar qëndrimin e BFI-së në këtë aspekt.

Kreu i BFI-së ka qenë decid në qëndrimin e tij se do të kërkojë kthimin e xhamisë së Burmalisë dhe se “çdo tentim për të ndërtuar në atë vend për të ndërtuar hotel apo Shtëpi të Oficerëve do të ndeshet me masa të shumta që do t’i marrë BFI për ndërprerjen e punës”.

Kisha Shën Dimitri është shkatërruar nga okupatori bullgarë ndërsa Xhamia e Burmalisë është shkatërruar nga okupatori serb. Shteti e bëri rindërtimin e kishës së Shën Dimitrisë por të njejtin arshin nuk e shfrytëzoi edhe për xhaminë e Burmalisë atëherë. Po ashtu arshin të dyfishtë shteti shfrytëzon edhe tani ku lejon ndërtimin e kishës por pengon ndërtimin e xhamisë i është shprehur Sulejmani, ambasadorit Kristiani. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button