Stuhia la të vdekur së paku 8 alpinistë në Himalaje

Së paku tetë alpinistë kanë vdekur pas një stuhie të ashpër që shkatërroi kampin e tyre në Himalaje.

Grupi pesë anëtarësh i ekspeditës dhe katër udhërrëfyes të Nepalit ishin të vendosur në kamp në malin Gurja, kur stuhia goditi, raportuan policia, njofton REL.

Një helikopter shpëtues konfirmoi që ka parë tetë trupat në gërmadhat e kampit, por nuk ka mundur të qëndrojë për shkak të motit të ligë.

Mediat lokale raportuan se jugkoreani Kim Chang-ho, më i shpejti që ka arritur në 14 majet e botës pa përdorur boca të oksigjenit, është në mesin e të vdekurve.

Organizatorët kishin ngritur alarmin pas humbjes së kontaktit me grupin për rreth 24 orë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button