Kapet rrjeti ballkanas i trafikimit të emigrantëve, mes tyre 8 shqiptarë

Gjatë një aksioni policor ndërkombëtar në Kroaci është zbuluar rrjeti ndërkombëtar i trafikimit të qënieve njerëzore, kryesisht emigrantëve të cilët nga Turqia transportoheshin drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Policia kroate ka bërë të ditur se në operacionin e koduar “Loca” është shkatërruar rrjeti i trafikantëve i përbërë nga 21 persona, 6 prej të cilëve janë nga Kroacia, 8 nga Shqipëria, 3 nga Bosnja dhe nga 2 trafikantë nga Sllovenia dhe Turqia.
 
Sipas informacioneve emigrantët u paguanin nga 700 deri në 1.200 euro trafikantëve të cilët organizonin transportin e tyre ilegal përmes rrugës së njohur “Rruga e Ballkanit”.
 
Hetimi i këtij rrjeti të trafikimit ka nisur nga tetori i vitit 2011, ku në operacion ishin përfshirë policitë e rajonit dhe vendeve të BE-së. Organizatorët shfrytëzonin disa rrugë dhe variante për të kalimin illegal të emigrantëve. 

Lajme të ngjashme

Back to top button