BDI reagon:PDSH në qeverisjen e vet bëri kasaphanë

Bashkimi Demokratik për Integrim konsideron që PDSH është një parti politike që tradicionalisht e ka kontaminuar hapësirën publike me ofendime, fjalë banale dhe kasaphane, andaj edhe nuk e meriton vëmendjen e shqiptarëve si dhe hapësirën mediatike. Kështu thuhet në reagimin e BDI-së ndaj akuzave të sotme të PDSH-duke thënë se numri 9 mijë punësimeve është imagjinar.

“Vet fakti që përfaqësimi i shqiptarëve ka lëvizur vetëm 1% në kohën kur PDSH uzurpoi institucionet e vendit pa vullnetin e shqiptarëve, por me vullnetin e VMRO-së, flet mjaftueshëm për kredibilitetin dhe moralin e PDSH-së dhe eksponentëve të saj. Nëse këtyre fakteve të pamohueshme ju shtohen edhe veprimet antikombëtare të PDSH-së bashkë me kasaphanën ndaj shqiptarëve në 16 muajshin më të zymtë për shqiptarët, atëherë bëhet e qartë se pse shqiptarët kanë votuar kundër PDSH gjatë gjithë kohës sa edhe ekziston kjo parti e dështuar” shkruhet në reagimin e BDI-së.

Kjo parti vlerëson se raportet e institucioneve të pavarura flasin qartë rreth përfaqësimit të drejtë dhe adekuat. 

“Raporti i pakontestuar i Avokatit të Popullit thekson që numri i shqiptarëve në administratën shtetërorë nga viti 2008 gjer më vitin 2011 është dyfishuar nga 8.642 në 17.598 të punësuar dhe kjo e dhënë nuk mund të mohohet nga askush.

Bashkimi Demokratik për Integrim është në aleancë me popullin shqiptar dhe për punët e veta jep llogari para shqiptarëve, ndërsa mbetet në moralin e PDSH-së të flasë për aleancat dhe llogaritë e veta” thuhet në reagimin e BDI-së./portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button