Fetai Gruevskit: Shumë jeni i disponuar, pasi ju ka ardhur koha

Pas dëshmisë së Mirosllav Shipoviq u ndalua seanca e sotme në Gjykatën Penale për lëndën e Prokurorisë Speciale “Dhuna në Qendër”. Seancë e re është caktuar për më 18 tetor, kur përpara Gjykatës duhet të dëshmojë, Sasha Bogdanoviq, njofton Portalb.mk.

Dëshmitari Shipoviq, në pyetjen e palës mbrojtëse tha se si anëtar i LSDM-së ka marrë pjesë në shumë protesta, por protestë të dhunshme si ajo te Komuna Qendër, nuk ka parë.

Ai ka theksuar se ka protestuar për ndryshim të emrave të rrugëve në Qendër, për çka më vonë edhe është dënuar, ndërkaq më vonë ka dërguar ankesë, pas së cilës Gjykata e ka tërhequr vendimin.

Njëri nga të akuzuarit për “Dhunën në Qendër”, tha se pas kësaj dëshmitari është i diskredituar dhe nuk duhet të merret parasysh deklarata.

I pyetur nga Mile Janakieski se sa anëtarë të LSDM-së kanë qenë të organizuar që të marrin pjesë në protestat e 7 dhe 10 qershorit, Shipoviq tha se ka pasur anëtarë të LSDM-së të cilët kanë qenë të punësuar në Komunën Qendër dhe kanë qenë bashkë me to brenda komunës, por se nuk kanë organizuar kundër-protesta.

Nikolla Gruevski i ka komentuar prokurores Fatime Fetai, pasi që sipas tij, flet pa pasur të drejtë për të folur dhe qeshi kur tha ajo se është prokurore dhe mund të flet në këtë fazë.

Ndaj kësaj, Fetai i tha Gruevskit se “jeni shumë në disponim, duke e pasur parasysh se ju afrohet koha”.

Gruevski tha se nuk ka nevojë që ajo të kujdeset për disponimin e tij, pas së cilës Fetai i tha se kujdeset edhe për shëndetin, por edhe për disponimin e të akuzuarve. Më pas, filloi diskutim në gjykatore, Fetai u ngrit dhe tha “kaloi koha kur askush nuk guxonte t’ia kthente”.

Gjykatësi ftoi që të ulen gjakrat, ndërkaq disa nga të akuzuarit u drejtuan deri te opinioni “hajde tani publikojeni edhe këtë”.

Ndryshe, në seancat paraprake për këtë lëndë, fajin e pranuan i akuzuari i katërt Tomisllav Llazarov dhe i akuzuari i pestë Jordan Ristevski dhe u dënuan me kusht. Për të akuzuarin e shtatë Dimçe Kërstev, po zhvillohet procedurë e ndarë.

Të akuzuarit akuzohen për inkurajim të dhunës që ndodhi gjatë protestave para komunës Qendër në qershor të vitit 2013.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button