OKB: Arabia Saudite të bashkëpunojë me Turqinë në rastin Khashoggi

 Kombet e Bashkuara (OKB) i kanë bërë thrirje Arabisë Sauditë që të bashkëpunojë me Turqinë në lidhje me zhdukjen e gazetarit të “Washington Post” Jamal Khashoggi, raporton Anadolu Agency (AA).

Ravina Shamdasani, zëdhënësja e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut në një deklaratë për AA tha se “Ne jemi të shqetësuar seriozisht për zhdukjen e gazetarit Khashoggi në Konsullatën e Përgjithshme të Arabisë Saudite në Stamboll”.

“Do të ishte me të vërtetë një zhvillim shokues në rast do të jenë të vërteta lajmet në shtyp në lidhje me atë se gazetari ‘Khashogi është vrarë'”, tha Shamdasani.

“I bëjmë thirrje Arabisë Saudite dhe Turqisë për një bashkëpunim të shpejtë, të paanshëm dhe të pavarur në lidhje me zhdukjen e Khashoggi-t”, tha Shamdasani duke shtuar se kërkojnë që rezultatet e hetimit të publikohen për opinionin publik.

Pasi ka nënvizuar se ka shumë pyetje se çfarë ka ndodhur pasi Khashoggi ka hyrë në konsullatë, Shamdasani ka potencuar se “Nuk kemi informacione se çfarë i ka ndodhur Khashoggi-t, por ka shumë spekulime dhe kjo është shqetësuese”.

Shamdasanit i është rikujtuar se autoritetet turke aktualisht kanë nisur një hetim në lidhje me zhdukjen e Khashoggi-t. “I bëjmë thirrje Arabisë Saudite që të bashkëpunojë me Turqinë. Me aq sa kam kuptuar Turqia ka bërë një kërkesë për leje kontrolli në konsullatë”, tha ajo.

Ndër të tjera Shamdasani ka ndarë edhe informacionin se sot disa raportues të OKB-së për të drejtat e njeriut do të japin deklarata me shkrim në lidhje me çështjen.

Kujtojmë se gazetari dhe kolumnisti i “The Washington Post” Khashoggi i cili ka dhënë kontribute edhe për Al Watan që është një platformë e rëndësishme për reformistët sauditë, u zhduk më 2 tetor pasi hyri në kompleksin e konsullatës së Arabisë Saudite në Stamboll.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button