Ndikimi i rrjeteve sociale në fushatë, debat në Çarshi

Nesër me fillim në ora 12:00, në Librarinë e Çarshisë në Shkup, do të mbahet debat në temë “Zgjedhjet lokale 2013: Ndikimi i rrjeteve sociale dhe mediave online në fushatat parazgjedhore”.

Debati është i hapur për të gjithë. Debatues do të jenë kryetari i Komunës së Tetovës, Sadi Bexheti, kryetari i Komunës së Dollnenit, Abdulla Bajramovski, kryeredaktorja e portalit www.Portalb.mk, Elida Zylbeari dhe analisti mediatik Xhelal Neziri.

Debatin e organizon Instituti për hulumtime politike dhe menaxhim të mirë IPRG./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button