DR: BDI mbjell mosbesim dhe frikë te shqiptarët

Mosrespektimi i ligjit edhe ashtu të mangët për përdorimin e gjuhës shqipe si dhe mosrespektimi i kritereve për punësim proporcional në institucionet shtetërore janë vetëm dy nga ngjarjet më të fundit që treguan qartë atë se  nga shumë premtimet që VMRO ia ka dhënë partnerit të saj shqiptar në qeveri  mbajti vetëm njërin – amnestoi disa nga krerët e saj ngaqë të tjerët spatën nevojë  për këtë ( disa i vrau e shumicën e arrestoi ).

Me këto fjalë Demokracia e Re akuzon Bashkimin Demokratik për Integrim për indiferencë ndaj problemeve të shqiptareve.

“Ky indiferentizëm ndaj  problemeve kaq të ndjeshme është  karakteristikë  e  pushtetarëve të pa ditur, të  korruptuar ose të frikësuar dhe  mbjell vetëm mosbesim dhe frikë, mosbesimin  e qytetarëve shqiptar  ndaj kësaj qeverie sa të korruptuar aq edhe shoviniste si dhe frikë tek brezi i të rinjve shqiptar – frikë për të ardhmen e tyre ngaqë  në këtë shtet të padefinuar  dhe të paperspektivë sajohen çdo ditë norma të reja punësimi dhe si në  asnjë vend tjetër  po ata që i sajojnë këto kritere punësimi po ata bëjnë edhe vlerësimin se kush i plotëson ato ?! “ shkruhet në kumtesë.

Sipas kësaj partie, me deklaratat e fundit në përpjekje për të arsyetuar  dështimet e tyre u pa ashiqare se partia shqiptare në qeveri jo vetëm që po tallet  me të gjithë qytetarët shqiptar.
“Që ironia të jetë edhe më e madhe pa pikën e turpit, pa ju trembur syri dhe pa ndier as përgjegjësinë më të vogël kërkon një mandat tjetër qeverisës për të zgjidhë problemet që u zotua se do i zgjidh brenda vitit të parë të qeverisjes së saj (fundja me gjasme kjo ishte edhe arsyeja kryesore se përse e nisën konfliktin e vitit 2001 !!!).” thuhet në komunikatë.

DR thekson se sot kur qytetarët shqiptar me plot të drejtë kanë humbur besimin  te institucionet e shtetit, parlamenti, partitë politike dhe tek drejtësia shpresojmë se nuk do të harrojnë këtë injorim që po ju bëhet  dhe mbi të gjitha nuk do të heshtin  – ngaqë heshtja në situate të këtilla nuk është flori./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button