MPJ e Rusisë: Në referendum janë bojkotuar zgjidhjet e imponuara nga jashtë

Rezultati nga referendumi në Maqedoni tregon se votuesit vendosën të bojkotojnë vendime të imponuara nga jashtë, kështu thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë (MPJ), transmeton Portalb.mk.

“Udhëheqësit politik nga NATO dhe Bashkimi Evropian në mënyrë të drejtpërdrejt u kyçën në fushatën propagantuese, duke mos u përmbajtur nga përzierja në punët e brendshme të shtetit. Edhe përkundër faktit që dy e treta e qytetarëve në Maqedoni nuk e kanë përkrahur Marrëveshjen e Prespës, rezultatet e referendumit janë përshëndetur nga liderët e BE-së dhe NATO-s, si dhe nga Uashingtoni. Ata janë të vendosur që ta kyçin Shkupin në NATO edhe përkundër qëndrimit kundërthënës të qytetarëve të vendit”, thuhet në kumtesën e MPJ-së të Rusisë.

Moska zyrtare, siç theksohet, edhe më tej e përfaqëson pozitën principiele se zgjidhja afatgjate që mund të gjendet vetëm mes dy vendeve, pa pas përzierje nga jashtë, në kuadër të sistemit juridik dhe në përkrahje te gjerë publike.

“Është e qartë se marrëveshja e Prespës nuk i plotëson këto kritere. Është kontradiktore me të drejtën ndërkombëtare dhe Kushtetutën e Maqedonisë, që ishte vazhdimisht theks i peridentit Ivanov, duke përfshirë edhe fjalimin e tij para Parlamentit të Përgjithshëm në Kombet e Bashkuara. Rusia si anëtare e Këshillit për Siguri të KB-së, me vëmendje e ndjek situatën. Konsiderojmë se në pajtim me paragrafin 3 të Rezolutës 845 a 845 e KS të KB-së, rezultatet nga negociatat midis Shkupit dhe Athinës duhet të shqyrtohen në Këshillin e Sigurimit”, thuhet në kumtesën e MPJ-së ruse.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button