Mbyllet edhe nje televizion në Maqedoni

Këshilli për Radiodifuzion (KRD) e filloi procedurën e marrjes së lejes së TV Shutel. Sipas monitorimit të KRD-së i kryer nga 25 qershori deri në 1 korrik del se ky televizion ka ndryshuar në mënyrë drastike formatin e programit në kundërshtim me atë që e ka pasur të lejuar. Ato kanë emetuar shumë dasma dhe programe zbavitëse ndërsa thuajse aspak informacion.

“Qëllimi i këtij monitorimi ishte për të përcaktuar nëse ky televizion bën përpjekje për të harmonizuar programin me kushtet programore të licencës së dhënë, pas dy vërejtjeve të mëparshme nga KRD. Monitorimi i fundit tregon se nuk TV Shutel nuk ka marrë parasysh komentet e vëzhguesve të mëparshëm për të reduktuar përmbajtjen e argëtuese por ai është shtuar për  91 % . Emisionet që kanë pasur premierën para vitit 2012 tash vetëm reprizohen“ thanë nga KRD.

KRD para do kohe ia mori licencën e punës TV A2 me të njëjtin pretekst se nuk ka arritur të harmonizojë skemën programore. Situata e medieve në vend vazhdon të mbetet e mjerë ndërsa shumë raporte ndërkombëtare dhe të vendit këtë e vërtetojnë. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button