Mas: Shkupi dhe Athina të vazhdojnë me zbatimin e marrëveshjes historike

Ministri i Punëve të Jashtme i Gjermanisë, Hajko Mas ju bëri thirrje Shkupit dhe Athinës, pas referendumit të së dielës në Maqedoni, të vazhdojnë me zbatimin e “marrëveshjes historike”.

“Edhe pse shumica do të dëshironin dalje më të madhe, gëzohem që shumica dërrmuese nga ata, të cilët e shfrytëzuan të drejtën e tyre demokratike, votuan për marrëveshjen me Greqinë. Ata dëshirojnë që vendi i tyre ta vazhdojë rrugën drejtë BE-së dhe NATO-s dhe të zgjidhet kontesti, i cili për 27 vite qëndronte midis Maqedonisë dhe Greqisë”, thotë Mas në deklaratën me shkrim të cilën Ambasada e Gjermanisë në Maqedoni ua përcolli mediave.

Mirë është, thotë shefi i demokracisë, që pas referendumit konsultativ tani për marrëveshjen do të debatohet në Kuvendin e Maqedonisë.

“Ju bëj thirrje të gjitha forcave politike në Shkup dhe në Athinë, t’i shfrytëzojnë mundësitë e marrëveshjes historike dhe ta zbatojnë marrëveshjen. Ai i përforcon marrëdhëniet e mira fqinjësore midis dy vendeve dhe kontribuon për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor. Gjithashtu ai heq një pengesë të rëndësishme për përafrimin e Shkupit ndaj BE-së dhe NATO-s”, thekson Hajko Mas.

LEXO: Van Hojte: Mos humbni kohë dhe para për zgjedhje, por angazhohuni
LEXO: Deklarohet dhe Bullgaria për rezultatet e referendumit në Maqedoni
LEXO: “Ekatimerini” për referendumi: Është serioze se si lista zgjedhore reflektoi popullatën
LEXO: Dimitrov: Referendumi është i suksesshëm sepse 600.000 qytetarë kanë votuar “Për”
LEXO: Socialdemokratët Evropian: Ivanov dhe opozita treguan se janë nacionalistë shkurtpamës
LEXO: Kryeministri Zaev: Referendumi është i suksesshëm, pres deputetët ta dëgjojnë vullnetin e popullit (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button