Spindelegger viziton Maqedoninë

Ministrat e punëve të jashtme të  Republikës Sllovake, Miroslav Laj?ák dhe të Republikës së Austrisë, Michael Spindelegger, sot qëndrojnë për vizitë në Republikën e Maqedonisë.

Shefat e diplomacive të Sllovakisë dhe të Austrisë do të priten edhe nga presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov. Në takim do të bëhet fjalë për integrimet evropiane dhe euroatlantike të Republikës së Maqedonisë dhe mundësitë për zhbllokim të tyrin sa më të shpejtë.

Laj?ák dhe Spindelegger do të realizojnë takim edhe me kryetarin e Kuvendit të RM-së, Trajko Veljanoski, me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki, me kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, si dhe me kryetarin e Komisionit kuvendor për politikë të jashtme, Antonio Milloshoski. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button