Një kontingjent tjetër i ARM-së niset për në Afganistan

Sot, në kazermën Çede Filiposki-Dame në Kërçovë, me fillim në orën 10 do të mbahet ceremoni me rastin e përcjelljes së kontingjentit të ARM-së në misionin e paqes ISAF në Afganistan.

Në këtë ceremoni do të marrin pjesë ministri i Mbrojtjes Fatmir Besimi, krye shefi i shtabit gjeneral të ARM-së, gjeneral-majori Goranço Koteski, komandanti i Komandës së operacioneve të përbashkëta, gjenerali Metodija Veliçkovski, përfaqësues të vetëqeverisjes lokale të Kërçovës, si dhe familjarët e pjesëtarëve të kontingjentit.

Paqeruajtësit e Maqedonisë gjatë gjashtë muajve të ardhshme do t’i kryejnë detyrimet e tyre në kuadër të kontingjentit të Armatës së Mbretërisë së Bashkuar, ku do të jenë përgjegjës për sigurimin e komandës kryesore të ISAF-it në Kabull./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button