Rishfaqen maskat në Shqipëri

Maskat nuk ishin dëgjuar që prej kohësh, por historia përsëritet në qytetin e Burrelit, raporton AS.

Mesnatën e të dielës disa persona të maskuar dhe të armatosur kanë ndaluar disa furgonë dhe automjete në aksin Bushkash- Burrel.

Ata u kanë vjedhur grabitur sendet personale, celularët dhe bizhuteritë e floririt. Sipas policisë, grabitësit, nën kërcënimin e armëve, kanë ndaluar automjetet duke i detyruar pasagjerët të jepnin gjithçka kishin.

Aktualisht në polici janë shoqëruar shtatë persona të dyshuar me ngjarjen.

Lajme të ngjashme

Back to top button