Prokuroria: Në vendvotimin 2708 janë sulmuar tre pjesëtarë të policisë (VIDEO)

Prokuroria Publike në konferencë për media njoftoi rreth zhvillimit të votimit të sotëm në referendum, siç njoftoi prokurori Xhelal Bajrami, ka pasur vetëm një parregullsi serioze ku në vendvotimin 2708 janë sulmuar tre pjesëtarë të policisë, transmeton Portalb.mk.

“Ju informojmë se deri në këto momente komisioni i cili është i informuar enkas për parregullsi eventuale gjatë referendumit është në kontinuitet të vëzhgimit të gjithë asaj se çka po ndodh sot në territorin e Maqedonisë.  Deri tani përpos në Qytetin e Shkupit ku është paraqitur një parregullsi serioze ku një person në vendvotimin 2708 në orët e paraditës ka sulmuar tre pjesëtarë të policisë, nuk kemi ndonjë paraqitje apo shkelje tjetër ligjore,  presin që SPB kallëzimin penal ta procesojë deri te Prokuroria Publike dhe të veprohet më tutje”, tha Bajrami.

“Në adresën elektronike që e kemi hapur, deri tani janë paraqitur 10 qytetarë për paraqitje të vogla dhe ne vlerësojmë se nuk ka vepra penale për këto paraqitje”, tha Bajrami.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button