Most: Votimi po zhvillohet qetë, me disa probleme të vogla teknike

Sipas vëzhguesve të OJQ Most, deri në orën 13 dalja e votuesve është 16 për qind plus minus 0.32 për qind. Procesi i votimit po zhvillohet qetë, me disa probleme të vogla teknike.

Sipas të dhënave të vëzhguesve në Vendvotimin 2934/1 në Çair, 8 votues nuk janë gjetur në listat zgjedhore, edhe pse konfirmonin  se janë regjistruar në formën elektronike, transmeton Portalb.mk.

Në Vendvotimin 0404 në fshatin Çajle të komunës së Gostivarit, këshilli zgjedhor ka grisur 33 lista se bashku me numrin serik. Rasti është lajmëruar.

Pres konferenca e radhës nga Most, për daljen e votuesve deri në orën 16 do të mbahet në orën 17 e 15.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button