Është rritur në 832 numri i të vdekurve nga tërmeti dhe cunami që goditën ishullin Sulawesi

Numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e tërmetit dhe cunamit të formuar më pas në ishullin Sulawesi të Indonezisë, është rritur në 832, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Agjencisë Kombëtare për Menaxhimin e Fatkeqësive (BNPB), Sutopo Purwo Nugroho, në një deklaratë ka njoftuar se si pasojë e tërmetit dhe cunamit të formuar më pas në ishullin Sulawesi kanë humbur jetën 832 persona.

Nugroho është shprehur se kanë marrë informacionin se në zonën Palu në rajon kanë humbur jetën 821 persona dhe në Donggala 11 persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button