Ali Ahmeti: Akoma kemi punë me gjuhën shqipe

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në konferencën “Fqinjësia Shqiptare” në Tiranë ka thënë se duhet tejkaluar komplekset e maqedonasve dhe shqiptarëve për të avancuar gjuhën shqipe.

“Akoma kemi punë për të bërë për avancimin e gjuhës dhe vullnet ka, ndaj të tejkalojmë komplekset e të dy palëve, se qielli sa është i maqedonasve, po aq është edhe i shqiptarëve, sa është i Gruevskit, aq është edhe imi, se aty kam varret, historinë, bëmat”, ka theksuar Ahmeti, transmeton Zhurnal.

Ahmeti është shprehur optimist për të ardhmen e shqiptarëve të Maqedonisë.

“Jam optimist se zgjidhja e gjithë problemeve po afron. Anëtarësimi i Maqedonisë në NATO, në BE, janë dobi për gjithë qytetarët e Maqedonisë. E ardhmja e shqiptarëve në tërësi është në BE, në NATO. Është e ardhme pa kufij. E ta bëjmë vetë ne. Mos na ikin sekondat që po ikin me shpejtësi kaq të madhe”, ka vijuar kreu i BDI-së./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button