Komisioni pranë PPRM: Deri në orën 10:00 nuk është paraqitur incident penal juridik apo më serioz

 Komisioni për ndjekje të parregullsive të mundshme të kryera gjatë organizimit dhe zbatimit të referendumit informon se deri në orën 10:00 sot në mëngjes nuk është paraqitur ngjarje penale juridike apo incident më serioz i cili do të kishte kuptimin e shkeljes së të drejtës së votimit dhe veprimit kundërligjor të paraparë në Kapitullin 16 – Vepra penale kundër zgjedhjeve dhe votimit nga Kodi penal, si dhe vepra të tjera penale të cilat mund të kryhen gjatë organizimit dhe mbajtjes së referendumit, transmeton MIA.

Në kumtesë theksojnë se prokurorë kujdestarë publik në të gjitha Prokuroritë publike të larta themelore e ndjekin procesin e votimit dhe janë të gatshëm t’i ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbulimin dhe ndjekjen e kryesve të veprave penale të cialt janë të lidhura me procesin e votimit në referendum.

“Prokuroria publike është në komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe janë dhënë udhëzime për ndërmarrje urgjente të masave për mbledhjeve të dëshmive për parregullsi të mundshme të kryera dhe pengim të së drejtës së votës së qytetarëve”, qëndron në kumtesën në të cilën shtohet se prokuroria publike në vazhdimësi do të vazhdojë t’i ndjekë me syçeltësi ngjarjet gjatë ditës së sotme.

Theksojnë se për të gjitha parregullsitë menjëherë do të ndërmerren me ligj masat e prëcaktuara në pajtim me kompetencat e çprokurorisë publike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button